Mikrokreditë/ Miliona abuzive, gjykata rrëzon kamatë-vonesat e fryra të “Tranzit”
- Editor 1
- Oct 6, 2024
- 2 min read

Bashkim I., një 57-vjeçar nga Tirana, mori në vitin 2018 një hua financiare tek kompania e mikrokreditit, “Kredi Finance”, në shumën 200 mijë lekë.Pak kohë më vonë, ai u gjend në pamundësi financiare dhe emri i tij u përfshi në listën e “kreditorëve të këqinj”, që “Kredo Finance” ia shiti një tjetër shoqërie mikrokrediti, “Tranzit”.Marrëveshja për “cedimin e kredive” mes “Kredi Finance” dhe “Tranzit” u nënshkrua në Tetor të vitit 2023.Pasi mori në dorëzim këtë listë, “Tranzit” i drejtohet Gjykatës së Tiranës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për pagimin e detyrueshëm të pagesës nga subjektet debitore

.Gjykata e Tiranës, pasi mori në shqyrtim kërkesën e “Tranzit” konstatoi se vlera e kamatë vonesës ishte shumë e ekzagjeruar.Në vendimin e parë gjykata shprehet se “Detyrimi i pretenduar sipas zërave përkatës…nuk bazohet në logjikë ekonomike. Evidentohet se zëri “penalitete” është kusht kontraktor i pavlefshëm, pasi sjell humbje ose dëmtim të shpërpjestuar të palës kontraktuese, në kushtet kur kjo vlerë përafrohet me vlerën e principalit të detyrimit”.Sipas gjykatës, “ky kërkim e vendos kredimarrësin në pozita të pafavorshme e që nuk janë rrjedhojë e një situate risku kontraktor normal”.Në përfundim, në 2 Tetor 2024, Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për detyrimin e papaguar nga Bashkim I., por ka refuzuar kërkesën e “Tranzit” për pagesën e kamatave të ekzagjeruara.Ky është një nga të paktën 5 vendimeve të ngjashme që ka marrë Gjykata e Tiranës vetëm për javët e fundit.Në një vendim tjetër, të miratuar në javën e fundit të shtatorit, gjykata e kryeqytetit ka refuzuar kamatë-vonesat e ekzagjeruara të kërkuara nga “Tranzit” për vonesat e një zonje nga Berati, e cila më herët kishin marrë një hua financiare në shumë 160 mijë lekë dhe tashmë i kërkohej detyrimi prej 302 mijë lekë të reja.
Edhe në këtë rast, gjykata e Tiranës vlerësoi se “…ky kërkim e vendos kredimarrësin në pozita të pafavorshme e që nuk janë rrjedhojë e një situate risku kontraktor normal. Në konkluzion, në kushtet kur ky kërkim rezulton i pabazuar, kjo kërkesë duhet rrëzuar
Comentários