TIRANË- Një 22-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj. Prindërit, të shqetësuar që s'kanë asnjë informacion për vajzën e tyre, iu janë drejtuar organeve kompetente për ndihmë. E ëma e vajzës, gruaja 51-vjeçare me inicialet N. L., banues në Burrel ka bërë denoncimin në polici, 3 ditë më parë.
Denoncimi është bërë në Komisariatin e Policisë Nr. 4.
Sipas informacioneve, e reja ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj nga data 22 Prill, kur kishte zbritur në Rinas nga Italia. Ajo ishte nisur drejt Italisë ku do të niste bashkëjetesën me të dashurin e saj, mirëpo familja e tij nuk ka qenë dakord me këtë lidhje, ndaj i kanë prerë një biletë kthimi vajzës për në Shqipëri.
Sapo ka zbritur në Rinas e reja ka fikur telefonin, ndërsa familja pret në ankth detaje në lidhje me atë që ka ndodhur dhe fatin e 22 vjeçares. Vajza ka qëndruar në Itali për rreth 20 ditë, ndërsa nuk dihet ende nëse kthimin e ka bërë e vetme apo me të dashurin e saj.