
Donald Trump do të bëhet zyrtarisht ish-presidenti i parë që do të përballet me akuza penale, kur ai të akuzohet në një sallë gjyqi në Nju Jork – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.
Trump do të mbërrijë në gjykatën në qendër të Manhattan këtë të martë pasdite. Arrestimi i tij do të procedohet nga zyra e prokurorit të qarkut dhe ai do të sillet në sallën e gjyqit për të dëgjuar akuzat kundër tij.
Kur Donald Trump të hyjë në sallën e gjyqit, ai do të përballet me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur në orbitën e ish-presidentit: ushtrues detyre i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Juan Merchan.
Ai ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit kriminal të ish-këshilltarit Steve Bannon, shkruajnë mediat amerikane. Por akuza historike ndaj Trump do të jetë ndoshta çështja e parë me e profilit të lartë të Merchan deri më sot, edhe pas me një karriere të gjatë.
Juan Merchan.është përshkruar nga vëzhguesit si një gjyqtar “i ashpër”, por edhe i drejtë, pavarësisht se kush është para tij.
Avokati i Trumpit, Timothy Parlatore, tha gjatë një interviste të premten në CNN se Merchan nuk ishte “i lehtë” për të kur gjykoi një çështje përpara tij, por bëri jehonë se gjyqtari ka të ngjarë të jetë i drejtë.
Merchan, megjithatë, vlerësohet gjithashtu nga kolegët e tij se ka ndihmuar në krijimin e Gjykatës së Shëndetit Mendor të Manhatanit, të cilën ai shpesh e kryeson dhe ku ai ka fituar një reputacion për vendimet “e dhembshura” që u japin të pandehurve shanse të dyta.