
Një 15-vjeçar ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Greqi, pasi është sulmuar me thikë nga tre persona.
Mediet greke shkruajnë se tre personat ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin, duke i kërkuar që t’u jepte celularin.
Por në momentin që adoleshenti shqiptar ka shfaqur rezistencë, ata e kanë goditur me thikë në kofshë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas plagosjes ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.