top of page

Monitoronte lëvizjet e Policisë me radiot e tyre, arrestohet shkodrani, çfarë i gjetën efektivët


Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi në servisin që ai drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak, pistoletë dhe radio policie.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se është arrestuar Blerim Hotaj banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër, i cili u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.

Efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Njoftimi i plotë: 

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”, sekuestrohen 1 armë zjarri, 2 radio dhe pajisje të tjera si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë.Operacioni, falë inteligjencës informative, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Shkodër, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë të armatosur.Mbante në automjetin me të cilin qarkullonte, radio si të Policisë, për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.Gjatë kontrollit në servisin në pronësi të 52-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pistoletë (me fishekë në fole, gati për qitje), municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë, shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”.Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 52 vjec, banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër, i cili u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



bottom of page