top of page

Mori hakun e të vëllait, policia: Habib Rexha të vetëdorëzohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme ku tronditi Kavajën pasi u vra në një lokal 48-vjeçari, Arjan Gosa.

Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal me të atin. Teksa ishte në pjesën e jashtme të lokalit një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri me një plumb.

Plumb i cili ishte fatal për 48-vjeçarin. Ndërkohë dje në darkë u publikua emri i autorit, 31-vjeçari, Habib Rexha.

Autori është vëllai i Altin Rexhës i cili mbeti i vdekur pas një konflikti me vëllain e 48-vjeçarit, Edmond Gosa.

Ngjarja edhe nga njoftimi i policisë dyshohej për hakmarrje. Rexha pas ngjarjes është larguar nga vendngjarja në këmbë.

Mësohet se hetuesit kanë zbuluar se Rexha u largua fillimisht drejt Durrësit dhe më pas dyshohet se është larguar për t’u fshehur në Kukës, nga është edhe me origjinë.

bottom of page