top of page

Moti i keq, OSHEE: 5 qarqe me probleme


Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë me dije një listë të të gjithë qarqeve që kanë probleme me furnizimin orët e fundit në vend.


Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, OSHEE bën me dije se ka probleme në Korçë, Durrës, Vlorë, Mallakastër dhe në Elbasan. Shkak është bërë moti i keq dhe era e fortë që ka ‘pushtuar’ vendin gjatë orëve të fundit. Sipas të dhënave të bëra me dije, në terren ka punonjës që po punojnë për rregullimin e linjave.


NJOFTIMET E BËRA NGA OSHEE:

Njoftim për abonentët #Korçë

Stakim, 27 shkurt


Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt do të kryhen punime në linjën 35kV Korçë – Bilisht gjatë intervalit kohor 08:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë. Pjesërisht: Qendër, Bitinckë, Miras, Kapshticë, Liqenas, Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Vishocicë, Baban.

Njoftim për abonentët #Vlorë

Stakim, 27 shkurt


Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Vlora 1.

Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë: Pjesërisht: Lagjia “Kushtrimi”, “24 Maji”, “28 Nëntori”, “Hajro Cakërri”, Nartë, Zvërnec

Njoftim për abonentët #Mallakastër

Stakim, 27 shkurt


Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Poçem. Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër: Pjesërisht: Drizar, Kud, Corush, Klos, Hekal, Molaj.

Njoftim për abonentët #Elbasan

Stakim, 28 shkurt


Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Mjekës.

Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan: Pjesërisht: Shirgjan, Gjergjan, Bathës, Kuqan, Llixha, Shirgjan, Tregan, Trepsenisht, Gjinar, Zavaline, Bodur, Jeronisht, Kamican, Lleshan, Pashtresh, Fushë Kuqe, Shelcan, Xhibresh.

Njoftim për abonentët #Durrës

Stakim, 28 shkurt


Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të kryhen punime në NST Shkozet. Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës. Pjesërisht: Rruga “Azis Shkupi”, Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, rruga “Ibrahim Kodra”, ish- këneta, Rruga e Dibrës.


bottom of page