Moti sërish “kthesë”, qarku i Korçës zbardhet nga dëbora, ulen ndjeshëm temperaturat
- Editor 1
- Mar 5, 2023
- 1 min read

KORÇË- Qarku i Korçës është zbardhur këtë mëngjes nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Temperaturat kanë shkuar në vlerat -1 gradë deri +1 gradë.
Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, kryesisht në zonën e Dardhës. Ndërkohë, në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk janë raportuar probleme për qarkullimin e mjeteve.
תגובות