top of page

Muçollari ngre alarmin: Të dytët në Europë për përdorimi e kokainës

Shqipëria është kthyer në vendin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve.

Pas zbulimit të kanabisit xhelatinoz, prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon edhe një tjetër substancë droge që merret me tullumbace.

Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjell në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

Një masë e tillë është kërkuar edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka kërkuar që kjo të futet në substancat e ndaluara në vendin tonë.

Lidhur me këtë shqetësim të rritjes së numrit të të rinjve që përdorin drogëra  ka folur edhe Genc Muçollari, drejtor i “Aksion Plus”, që merret pikërisht me trajtimit e këtyre të rinjve.

Ai u shpreh se numri i personave që kërkojnë trajtim me terapi ka ardhur në rritje. Ndërsa theksoi se shteti nuk ka një panoramë të situatës reale të drogërave që qarkullojnë në vendin tonë.

“Ne si qendër merremi kryesisht me trajtimin e përdoruesve të heroinës, por tashmë ka shumë që vijnë për trajtimin nga drogërat e tjera.

Me thënë të drejtën ka shumë lloje drogërash që qarkullojnë në Shqipëri dhe askush nuk e ka një panoramë të qartë se çfarë droge qarkullon në territorin tonë.

Në rastin tonë të heroinës, ka një dyfishim të numrit të përdoruesve nga 10 vite më parë.

Sipas statistikave, jemi i vendi i dytë ose i tretë në Evropës për përdoruesit e kokainës.

Ajo që vë re është fakti se ne nuk kemi një përgjigje të duhur dhe adekuate nga shteti ynë”, u shpreh ndër të tjera Muçollari.

bottom of page