top of page

Mund të kryente krim të rëndë, lihet në burg 23-vjeçari


Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin Damiano Sejko që u kap me disa armë në qytetin bregdetar.


I riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët. 23-vjeçari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion nën dyshimin se ishte bërë gati për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale.


Sejko kishte montuar 500 gramë eksploziv në një pajisje me telekomandë dhe i kishte bërë gati për shpërthim.

Gjithashtu, të riut iu gjendën në banesë 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.


bottom of page