
“Shqipëria ka momentin e artë. Është vendi në zbulim. Është promovuar nga mediat ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme që ne të paraqitemi sa më mirë në impresionin e parë, pasi nuk ka një mundësi të dytë”.
Kështu është shprehur në A2 Business Pano Soko, ekspert për ekonominë, ndërsa theksoi mungesën e punonjësve në këtë sektor.
“Ne kemi mungesë punonjësish të kualifikuar, por ne kemi mungesë dhe për punë që nuk kërkojnë kualifikim. Në shumë raste, operatorët turistikë po hasen me mungesa edhe për kamerier, banakier, pastrues, e të tjera.
Është kërkuar që të rregullohet pak sezoni arsimor, ta sillnim sezonin arsimor që fundin ta kishte në fillim të pranverës dhe të fillonte në shtator. Për operatorët do të krijohej një treg i mirë për të punësuar, pasi do të vinin nga bankat e shkollës. Këtë propozim, ata ja kanë çuar qeverisë, por nuk e di reagimin”, u shpreh eksperti.