top of page

Në gjendje të dehur, 50 vjeçari nga Maliqi rrëzohet nga banesa dhe ndërron jetë


Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve qe ka marrë në kokë, pasi është rrëzuar në banesën e tij.


Sipas informacioneve paraprake ky shtetas dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjsrjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.


Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq.


Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. 50 vjecari rrezohet ne banesë demtohet ne koke ndërron jete në spital.

bottom of page