Eljo Bitri është dënuar me 30 muaj burg nga drejtësia holandeze, pasi akuzohet se ka tentuar të kalojë kufirin në De Lutte me tre armë zjarri.
Vendimi është marrë nga gjykata e Almelos. Bitri u arrestua me një person tjetër me armë dhe dokumente false. Pasi Bitri të përfundojë dënimin do të deportohet në Shqipëri pasi është i shpallur në kërkim nga SPAK për vrasje, jo vetëm kaq, për vrasje ai ëhstë i akuzuar edhe në Belgjikë.
Emri i tij doli nga dëshmia e të shumëkërkuarit që u bë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Kush është Eljo Bitri dhe përfshirja në ngjarje kriminale
Eljo (Ervis) Bitri, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit, ka qenë deri sot në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, i zhvilluar pas dëshmive të Nuredin Dumanit.
Eljo Bitri akuzohet për një seri ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit. Një vit më parë, dyshohet se pas atentateve ku ishte përfshirë i vëllai, u ekzekutua në Elbasan Lulzim Bitri dhe shoku i tij Ardian Çollaku.
Lidhur me akuzën e ngritur nga Belgjika ku Eljo Bitri rrezikon të dënohet përjetë, infrared.al mëson se ai ekzekutori i Arjan (Ardit) Spahiut në Bruksel.
Në dëshminë e dhënë një vit më parë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar se bashkë me Eljo Bitrin dhe personazhe të tjerë të krimit, kishin zhvilluar disa vrasje, grabitje dhe dhunime në Elbasan, Berat dhe Tiranë.