top of page

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 25-vjeçari në Krujë

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Feb 22, 2023
  • 1 min read

Një 25-vjeçar ja rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.


Bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan 25-vjeçarin në kërkim banues në Derven, Krujë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale


“Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Comments


bottom of page