DURRËS- Ka rënë në prangat e policisë 20-vjeçari i cili plagosi me thikë mbrëmjen e një bashkëmoshatar. Ramadan Malo u arrestua 20 orë pasi ishte shpallu në kërkim.
Ai qëlloi me thikë 23-vjeçarin B.K dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Po ashtu është vënën nën hetim një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet H. M., pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.