top of page

Në Korrik, një turist i huaj qëndroi vetëm gjysmë nate në hotelet shqiptare


Hotelet shqiptare dhe strukturat e tjera akomoduese regjistruan numrin rekord të rreth 1.2 netë qëndrimeve në muajin Korrik. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave, i cili raportoi se krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar, numri i netë qëndrimeve në hotelet shqiptare u rrit me 48.2 për qind.


Sipas INSTAT, rritja ka ardhur nga të gjitha segmentet e konsumatorëve, si nga klientët rezident ashtu dhe nga jo rezidentët.

Më konkretisht, sipas INSTAT, për muajin Korrik hotelet regjistruan 777.3 mijë netë qëndrime nga jo rezidentët dhe mbi 410 mijë netë qëndrime nga rezidentët.

Pavarësisht rritjes dyshifrore të regjistruar në Korrik, Shqipëria vazhdon të ketë një numër të ulët netë qëndrimesh në strukturat akomoduese në raport me flukset e raportuara të numrit të turistëve.

Sipas INSTAT, për muajin Korrik 2023, Shqipëria u vizitua nga mbi 1.7 milionë të huaj, pa përfshirë hyrjet e shtetasve shqiptarë. Kjo do të thotë se çdo turist i huaj që hyn në Shqipëri qëndron vetëm 0.7 netë në hotel. Pra më pak se një natë.


Një pjesë e këtij raporti paradoksal shpjegohet me rritjen e industrisë se qirasë afatshkurtër të apartamenteve përmes AirBnB. Por sërish shifra e netë qëndrimeve  mbetet ende shumë larg raporteve normale të vendeve të tjera, përfshirë ato fqinje.

Kjo tregon për informalitet të lartë në sektorin e akomodimit ose fryrje artificiale të numrit të turistëve.  

bottom of page