top of page

“Në Shqipëri isha polic”, u kap në shtëpi bari, i riu: S’kisha para


Fati i një 23-vjeçari shqiptar që mori rrugën e emigracionit nuk ishte ajo çfarë ai kishte menduar…

Siç raportojnë mediat britanike, i riu shqiptar, Admir Hidri i cili punonte polic në Shqipëri, mori para borxh dhe udhëtoi drejt Britanisë. Atje pranoi të punonte për organizatat kriminale. Puna e tij ishte të kujdesej për bimët narkotike – kanabis.


Shqiptari ka treguar në polici se arsyeja që është përfshirë në këtë situatë ishte për shkak të një problemi familjar, pasi nëna e tij ishte sëmurë dhe duhet të paguante trajtimin.

Në kohën kur nëna e tij u sëmur, ai tregoi punonte si polic në Shqipëri dhe nuk kishte para për trajtimin. Ndërkohë në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me vlerë prej 800  £ për bimë dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 £.

I riu u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg nga një gjykatë britanike.

bottom of page