Nëna iu vra, djali i Mimoza Pajës: Mallkuar qofshin ata plumba…
- Infrared Infrared
- Mar 13, 2023
- 1 min read

Vrasja e Mimoza Pajës, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kamariere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi sulmi mafioz mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe plagosja e mbesës së saj 10-vjeçare bashkë disa persona të tjerë, ka tronditur familjen, të afërmit e saj.
I biri i Mimozës shkroi krahas një fotografie me nënën e tij, pikëllimin dhe zemërimin e tij për ngjarjen tronditëse:“Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd, qofsh e xhenetit mam”.
Të plagosur në vendin e ngjarjes mbetën Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku, Genc Shohalli dhe një vajzë 10-vjeçare, mbesa e viktimës.