Një grua në Tiranë pretendon se katër vite më parë ka sjellë në jetë dy fëmijë, por mjekët i kanë dhënë vetëm një vajzë në krahë.
Enkela Hodo duke u bazuar në kujtesën e saj ka kërkuar që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për zbardhjen e kësaj çështje pasi thotë se në atë kohë ka dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.
Por prokurori që ka në dorë këtë çështje nuk e konsideron pretendimin e nënës pasi thotë se është i pambështetur në një akt mjekësor dhe çështja duhet mbyllet.
44-vjeçarja Hodo e ka kundërshtuar këtë vendim dhe kërkon sërish hetime.
Për çështjen në fjalë është marrë në pyetje edhe bashkëshorti i saj, i cili thotë se pas ekos në 2019, ata nuk e dinin se sa fëmijë po prisnin.
Gjashtë muajt e fundit ime shoqe këmbëngul se ajo kishte binjakë.
Prokuroria thotë se kur 44-vjeçarja ka dalë nga materniteti ajo ka marrë fletë-daljen dhe nuk ka patur asnjë pretendim, ashtu siç ka tani.
Është në dorën e gjyqtarëve nëse çështja duhet të hetohet më tej apo jo.