top of page

Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot!



Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot!

Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen.

E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve.

Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!

Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze.

Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi.

Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre.

Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale.

Dukej sikur gjithcka ne jeten e saj po shkonte me se miri.

Por jo.

Humbja e vellait te vetem do ta trondiste shume.

Dhimbje qe nuk e kaloi kurre.

"Ah sa vuajti" kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetem 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.

'Si ua beri zemra ta qellonin- vijon me tej e afermja- per buken e gojes punonte'.

Moza eshte viktima e radhes e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilet nuk kursejne askend.

Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves.

Ate grua qe mbylli syte me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogel qe me gjase sdo mundet ta harroje kurre tragjedine qe I ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku.

Mimoza, na fal qe ste mbrojtem dot

"Hengshit kokat', tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.

Mimoze na fal!

Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nese shteti do e kishte kycur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle.

Ai u lirua.

Drejtesia i mbylli syte, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kerkim per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Se shpjegoj dot si mundi te dale.

Sepse ai u arrestua per nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh.

Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e prane teje rrinte mbesa jote.

Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve.

Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot!

Te gjithe jemi fajtore

Nga Klodiana Lala

bottom of page