Ditën e djeshme ju paraqitëm rasatin skandaloz të shpalljes së fituesit të një tenderi për të ndërtuar një “bahçe me lule” brenda mjediseve të Kryeministrisë. Vlera e ndërtimit llogaritet në rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH dhe paratë do të dilnin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili në vetvete ka për qëllim zbutjen e varfërisë në zonat rurale.
Bahçja me lule me vlerë 5 miliardë lekë që rama do ndërtojë brenda në Kryeministri
Por ndërkohë që Rama i lejon vetes luksin për të harxhuar kaq shumë para në ide të “çmendura”, rreth 800 banorë të fshatit Laç në Mat rrezikojnë përditë jetën e tyre duke kaluar lumin mbi një urë të sajuar mesjetare.
Siç mund ta shikoni edhe nga foto, banorët kalojnë mbi një trung peme të modifikuar si urë mbi lumin e rrëmbyeshëm. Kjo urë mesjetare është e vetmja mënyrë për banorët për të dalë në anën tjetër. Madje janë edhe vetë nxënësit e një shkolle që detyrohen të kalojnë aty përditë.
Ura mesjetare e sajuar ku çdo ditë kalojnë 800 banorët e fshatit Laç të Matit
Imagjinoni pak se sa mund t’i nevojiteshin këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve ato 5 miliardë lekë që Rama do t’i harxhojë për të ndërtuar “bahçen” e tij me lule në mes të betonit të Kryeministrisë.
Në vijim mesazhi i banorëve:
Mirmbrema JOQ, ju lutem mund t'a publikoni? Këtu kalojme qindra banore çdo ditë dhe lumi është shumë i rrëmbyeshëm. E vetmja mënyrë për të kaluar është ky shelg. Lidh fshatin Laç tw Matit me Burrelin. Jane mbi 800 banorë që kalojnë në ate lum, edhe nxënesit e shkollës që shkojnë në Shkollën e Urakes çdo dite. Faleminderit./JOQ