top of page

Ndërroi emrin në 2003/ Dy persona iu afruan, atentati ndaj biznesmenit i mirëmenduar


Detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës.


Dy persona i janë afruar Nikulajt dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babain e katër fëmijëve.


Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Biznesmeni i njohur në të shkuarën ka qenë edhe ish-kreu i ALUIZN-it e në të shkuarën ka qenë i dënuar për disa vepra penale.


Duke iu referuar dhe fakteve, dyshohet se atentati ishte i mirëmenduar dhe autorët fill pas krimit u larguan nga vendngjarja.



bottom of page