top of page

Ndërtesë, apartament dhe makina/ Kërkohet sekuestrimi i 14 pasurive të të arrestuarit me drogë


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 14 pasurive të shtetasit Ervis Hysa, i arrestuar me drogë në maj të 2021-shit.

Pokuroria ka dyshime se pasuritë e Hysës rrjedhin nga veprimtari kriminale, pasi nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar atë me 1 vit e 4 muaj për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.


Pasuritë për të cilat kërkohet sekuestrimi:

1. Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan;

2. Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;


3. Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit "garazh" me sipërfaqe 18.6 m2;

4. Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën "Ish-Fusha e Aviacionit" dhe rruga e "Dafinave", Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,

1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

5. Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka "Toyota", tip Yaris;

6. Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka "BMW".

bottom of page