top of page

Ndahet nga jeta bariu që mundi oligarkët e betonit në bregdetin e Sardenjës


Luftoi gjithë jetën për të mbrojtur “tokën e tij” disa hapa larg detit në jugperëndim të Sardenjës. Ovidio Marras, bariu që u bë frymëzimi i mbrojtjes së bregdetit në Itali u nda nga jeta në moshën 93 vjeçare. Ai arriti të fitonte atë që u quajt “beteja kundër betonit” në zonën e Capo Malfatano. Një nga vendet e konsideruara si “më të bukurit në Sardenjë” ku disa prej sipërmarrësve më të mëdhenj italianë të përfaqësuar nga grupi Sitas kërkonin të ndërtonin një resort luksoz pranë detit. Bëhet fjalë për Benetton dhe grupi Toti – aksionarë të Autostrade – Sansedoni dhe Montepaschi.


Toka nuk mund të shitet

Pikërisht në këtë copë toke filloi historia e Ovidio Marras, i cili në fshatin mes Tuerredda dhe Capo Malfatano ishte rritur duke kullotur delet në tokat e familjes. Më pas projekti për ndërtimin e resortit disa qindra metra larg detit dhe ofertat për shitjen e truallit. Kërkesa dhe propozime të cilave Marras u kishte thënë gjithmonë jo, duke hedhur poshtë shifrat të çmendura. “Shiko, nuk e shes – u përgjigj ai –, kjo është toka e babait tim dhe e babait të babait tim. Unë do ta mbaj dhe ju nuk keni të drejtë të ndërtoni këtu përreth”.

Ankesa e parë në gjykatë


Marras u përplas pafund në beteja ligjore me disa nga njerëzit më të fuqishëm të Italisë. Fillimisht ai fitoi çështjen e devijimit të rrugës antike nga ferma e tij i mbështetur nga Italia Nostra. Më vonë, pasuan shumë padi të tjera pasuan derisa plani për ndërtimin e resortit gjigand u ndal. Për shumë vite Ovidio Marras vazhdoi të jetonte në “kasollen” e tij në bregdet, derisa gjendja shëndetësore e detyruan të kthehej në fshat tek të dashurit e tij.


Reagimet

Shoqatat e shumta mjedisore por edhe qytetarë të thjeshtë që donin të dërgonin një mesazh në rrjetet sociale për të kujtuar atë që përkufizohej si “Davidi që mundi Goliathin” shprehën ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta. “Me zgjedhjet e tij – tha Maria Paola Morittu, nga Italia Nostra, e cila u bashkua me të në betejë – ai mbrojti të drejtën e të gjithëve për të jetuar jetën e tyre në harmoni me natyrën”. Kjo u kujtua edhe nga grupe të tjera ambientaliste, si “Sardinia Rubata” e cila lufton çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë mjedisore, duke filluar nga lufta kundër vjedhjes së rërës.

bottom of page