
Për të dytën herë, një avokat akuzohet si zaptues i pronës, herën e parë për vjedhjen e pronave në gadishullin e Karaburunit dhe këtë herë për pronat familjare. Të të akuzojnë familjarët për vjedhje prone duke abuzuar me fuqinë e pushtetit dhe jo pak por mijra metra, kjo është e rëndë. Kjo i ka ndodhur avokatit Enkes Hysendhima sëbashku me ish drejtues të zyrave të pronave , janë në bankën e të akuzuarve për pastrim të parave, një akuzë kjo e rëndë dhe akoma më e rëndë bëhet kur të vjen nga familjarët. Ja akuza e plotë e ngritur ndaj tij nga ana e familarëve të tij .
Në akuzë thuhet se nga dokumentacioni i administruar pranë ZVRPP-Vlorë, rezulton se shtetasi Hysni Hysendhima, pasi ka regjistruar tokën bujqësore sipas dokumentit të pronësis AMTP pa datë, sip.11.910 m2, Orikum, Vlorë, ka kryer transaksione mbi pronën konkretisht dy akte dhurimi, viti 1999, kundrejt shtetasve Qëndro Velaj, sip.1000m2 dhe shtetases Lene Kola, sip.970m2, (përshkruar më lart në pjesën arsyetuese) Në kẽtë rast rezulton e provuar se procedura e regjistrimit të pronës sipas AMTP-së nr.14735, në emër të shtetasit Hysni Hysendhima, pērmban dokumente të falsifikuara, konkretisht deklaratat noteriale të shtetasve Idai Dhima dhe Hasko Dhima, dhe ne kete rast ndodhemi para elementëve të veprës penale "Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", vepër kjo e parashikuar nga neni 287 të K.Penal
Prokurori ka vlerësuar se në kětë rast veprimet e kryera nga shtetasi Hysen Hysendhima, lidhur me transaksionet e kryera, kontratat e dhurimit, pērmbajnë elementët veprẽs penale parashikuar nga neni 287 të K.Penal.Në deklarata të regjistrimit nga shtetasi Hysni Hysendhima janë perdorur dy dokumente aktikes kufitarësh me përmbajtje të falsifikuar, dhe keto kane qene dokumenta thelbesore të kësaj prone, të cilat ishin të domosdoshëm për të përmbushur proceduren e regjistrimit të kësaj prone.
Vetë Hysendhima, duke punuar në Aluiznin e asaj kohe, ka qënë pjesë e "operacionit" për regjistrimin e pronës .
Ne veprimet e kryera nga ana e shtetasit Enkes Hysendhima ne detyren e pergjegjesit te sektorit te hartografise konstatohen elemente te vepres penale te Shperdorimit te detyres' te parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, pasi ky shtetas ne kundershtim me dispozitat ligjore ka kryer proceduren e legalizimit te objektit ne emer te tij kur nuk duhet ta bente nje veprim te tille dhe kete veprim e ka kryer pasi ka qene ne dijeni te faktit se sip prej 3900 m2 ka qene marre nga babai i tij ne kundershtim me dispozitat ligjore me ane te dokumentave te fallsifikuara dhe me qellim transferimin e kesaj pasurie ka vijuar duke bere kalimin e parceles 3900 m2 ne emer te tij. Veprimet e ketij shtetasi, vine ne kundershtim me dispozitat ligjore perkatesisht neni 16
dhe 17 i ligjit nr 9482 date 03.04.2006 .
Përveç faktit të regjistrimit të pronës e cila është bërë në kundërshtim me ligjin, dhe zaptimi i pjesës tjetër që i takonte familjarëve të tij është dhe epiqëndra që e çoj Hysendhimën të kallzohej penalisht nga të afërmit e tij.
Ditën e nesërme, pasi është shtyrë disa herë seanca dhe pritet të jepet vendimi, do të shikohet nëse gjykatësja Viola Canaj, do të japë ose jo vendim të drejtë, çështje të cilën do ta ndjekim edhe në vazhdimësi.


