top of page

Nga depozitimi tek shkëmbimi e shitja e energjisë, kontrata si do veprojnë KESH dhe FTL

Marrëdhënia mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group do të rregullohet me një kontratë të re që tashmë është nxjerrë për konsultim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Në një dokument me të paktën 10 nene specifikohen disa nga elementët kryesorë duke nisur nga detyrimet e palëve tek transaksionet, faturat e pagesat apo mosmarrëveshjet. Sipas kësaj kontrate KESH do të shesë tek FTL atë tepricë energjie që rezulton pas mbylljes së bilancit dhe që ka pasur destinacion plotësimin e kërkesës për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, furnizimin e klientëve të shoqërisë publike të furnizimit të tregut të lirë, të pasiguruar në treg të parregulluar për një periudhë kohe që palët bien dakord.

Ndërkohë KESH do të jetë depozituesi i energjisë së FTL që rezulton nga teprica e prodhimit nga burimet e rinovueshme (bëhet fjalë për HEC-et deri në 15 MW si dhe fotovolatikët deri në 2 MW) pas mbulimit të humbjeve të OSSH.

Ndërkohë energjia që nuk rezulton në kompensuar në fund të vitit do të duhet të “paguhet nga KESH si blerësi përballë FTL.

Sasitë e energjisë të shkëmbyera, depozituara apo shitura e blera mes palëve rakordohen pas të dhënave faktike.

Në çdo rast FTL kur ka nevojë për blerje energjie do të duhet të konfirmojë me KESH sasinë e saj gjendje të depozituar si dhe do të informojë për sasinë totale të blerjes së energjisë. FTL po kështu çdo muaj, ditë, javë në avancë planifikon tepricat e pritshme të energjisë të cilën e dërgon në KESH për t’i depozituar apo shitur. Lidhur me këtë njoftimi bëhet çdo ditë të enjte informacion për javën në avancë në profil 24 orë, kur është e nevojshme brenda orës 15:00 informacion të përditësuar për ditën D+2 në profil 24 orë si dhe brenda orës 12 informacion për ditën D në profil 24 orë.

Lidhur me çmimin nënvizohet se ai do të jetë i miratuar nga Bordi i ERE për energjinë e prodhuar nga prodhuesit me përparësi hidrikë. Aktualisht ky çmim është 10 lekë/kwh. Kontrata parashikon se çfarë ndodh kur mospërmbushja e detyrimeve vjen si efekt i forcave madhore si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që në çdo rast si fillim do të duhet të shkojë në ERE


bottom of page