
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka të vendosur të pezulloi nga detyra Prokuroren e Prokurorisë së Vlorës, Flora Çela.Në vendimin e marrë nga togat e zeza të KPK, bëhet me dije se Çela do duhet të zhvillojë një trajnim 1 vjeçarë pranë shkollës së magjistraturës dhe më pas prokurorja Çela do të ketë mundësi të përfundojë procesin e rivlerësimit.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se “pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.10.2023, për subjektin e rivlerësimit, Flora Çela bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Pezullimin nga detyra të Flora Çela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit, bazuar mbi të tre kriteret e rivlerësimit”, njofton KPK.
“Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe Shkollës së Magjistraturës brenda 30 ditëve nga shpallja, dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit. Ky vendim është i pa-ankimueshëm”, përfundon njoftimi i KPK.