top of page

Ngjarje e rëndë në Fier, gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të  sotëm në lagjen Liri në Fier.

Një grua 33 vjecare me inicialet A.A, nënë e 3 femijeve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjec me inicialet A.J.


Mësohet se ky i fundit ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe më pas gruaja e ka goditur me mjet prerës.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan, ndërsa i lënduari ka shkuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

bottom of page