top of page

Ngjarje tronditëse në jug të Izraelit, terroristët e Hamasit masakrojnë 40 foshnja

Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave. Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, ndërsa luftimet e ashpra vijojnë në të gjthë rajonin.Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.

bottom of page