top of page

Ngritën bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Kristi Gjinin dhe Fatjon Muratin


Prokuroria e Tiranës ka lexuar në gjykatë pretencën ndaj dy të arrestuarve Kristian Gjini dhe Fatjon Murati, të akuzuar për “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.


Në tetor të 2022 policia kreu një aksion për kapjen e armëve të zjarrit në disa shtëpi të marra me qira nga Kristian Gjini, ku u arrestua edhe Fatjon Murati si bashkëpunëtor.


Për Kristian Gjinin përfaqësuesi i prokurorisë ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 12 vite burgim, ndërsa për Muratin është kërkuar dënimi me 3 vite burg.


Murati është në arrati. Ai është shpallur në kërkim prej disa javës pas ngjajres së rëndë që u shënua në lokalin e tij në Don Bosko, ku persona të armatosur qëlluan me breshëri plumbash duke lënë të vdekur banakieren Momoza Paja.

bottom of page