top of page

Nis gjyqi për fatin e PD, Kaso: S’donim të kishte palë! Përfaqësuesi grupit Alibeaj: Të vazhdojë …

Gjyqi për fatin e PD në Gjykatën e Apelit ka nisur dhe palët janë duke parashtruar argumentet e tyre. Grupi i drejtuar nga Sali Berisha përfaqësohet nga juristi Ivi Kaso, ndërsa përfaqësues i grupimit të Alibeajt është Indrit Sefa.

Kaso është shprehur në seancë se Gjykata duhet të konstatojë në fund të gjyqit të sotëm mospranimin e ankimimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të shkallës së parë. Po ashtu, ai ka kërkuar që në sallë të mos kishte palë, duke ju referuar atyre të grupit Alibeaj.

“Vendimi i mos pranimit të ankimit e paraqesim me gojë, në një moment të dytë edhe me shkrim. Ne kërkonim mos kishte palë, por nuk është në dorën tonë është në dorë të gjykatës”, ka thënë ndër të tjera në fjalën e tij Ivi Kaso.Ndërkohë, Indrit Sefa është shprehur se ankimimi i tyre duhet të gjykohej, pasi Gjykata e Shkallës së Parë ka legjitimuar gabim komisionin e Rithemelimit.

“Ne kerkojme te vazhdoje procesi dhe te shqyrtohet ankimimi jonë. Shkalla e parë ka legjitimuar gabim komisionin e Rithemelimit dhe Ivi Kaso nuk mund tëlegjitimohet nga gjykata e shkallës së parë. Shkalla e parë është investuar me një kërkesë nga grupi i Rithemelimit dhe ka dalë në vendim duke pranuar të plotë kërkesën. Objekti ka qënë depozitimi i akteve statutore. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim deputeti Enkelejd Alibeaj, por në kundërshti me ligjin është pranuar nga gjyqtarja Blerina Muça që duhet të kishte vendosur mos pranim të ankimit”, tha Indrit Sefa.


bottom of page