top of page

Një autobus me targa shqiptare aksidentohet në Kroaci, 1 i vdekur e 7 të plagosur!

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb. Siç shihet edhe në foto autobusi është përmbysur, ndërkohë që rruga ka qenë tërësisht e mbuluar nga dëbora. Aksidenti ka nodhur në orën 23:43.Një person ka humbur jetën, sipas informacioneve të para. Sipas medias kroate informacione të pakonfirmuara thonë se viktima mund të jetë shoferi i autobusit një 58-vjeçar,  ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.






bottom of page