top of page

Një burrë dërgohet i pajetë në spitalin e Durrësit, dyshimet e para


Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës, ku një 57-vjeçar është dërguar i pajetë në spital.


Bëhet me dije se rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.


“Rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

bottom of page