top of page

Një tjetër shqiptare mes viktimave në Greqi


Një tjetër shqiptare ka humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së martës, në Greqi.


Në mediat greke thuhet se 23-vjeçarja Evgjenia Micka e cila deri më tani rezultonte e zhdukur, ka humbur jetën. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i familjes Micka, i cili thotë se trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së.


Familjarët e shqiptares kërkuan ndihmë edhe në rrjetet sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të që nga e marta kur dy trenat u përplasën në Larisa. Ajo ishte duke udhëtuar me të fejuarin e saj kur dy trenat u përplasën në Tempi.


Nga informacione jo zyrtare, deri më tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik. Mes viktimave është identitikuar edhe 60-vjeçari Pavlin Bozo i cili punonte në barin e një prej vagonave të trenit.

bottom of page