top of page

Një tjetër tërmet godet Turqinë lindore, ja sa ishte magnituda


Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e sotme në Turqinë lindore.


Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Bingelit, ndërsa thellësia ishte dy kilometra.


Sipas medieve të huaja, deri më tani nuk raportohet për lëndime në njerëz. Pas këasj lëkundjeje janë raportuar dy pasgoditje me magnitudë 3 dhe 3.7.



bottom of page