top of page

Njëri shiste drogë, tjetri lejoi ndërtimet pa leje/ AMP pezullon 2 oficerë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuuar vendimin e Gjykatës për të pezulluar nga detyra dhe për t’i ndaluar daljen jashtë vendit një efektivi policie në Divjakë. Bëhet fjalë për inspektorin me inicialet B.D. 30 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e drogërave.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.” – thuhet në njoftimin e AMP-së.

Gjithashtu, me vendim gjykate është pezulluar nga detyra dhe një efektiv policie në Berat, A. Ç., 57 vjeç, i dyshuar për shpërdorim detyre për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje në këmbim të ryshfetit.

bottom of page