Dy banesa janë djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Vlorë. Pasi janë divorcuar, ish-dhëndri nga Kosova ka shkuar gjatë natës i ka rrahur dhe i ka vendosur flakën shtëpisë së ish-gruas në Llakatund.Në banesë në ishin edhe një fëmijë me gjyshen. I mituri tregon nga spitali momentin e daljes mes flakëve nga dritarja.
“Na rrahu bashkë me gjyshen. Jemi djegur nga këmbët. Dolën nga dritarja. Dera ishte mbyllur. Nënën e morëm në krah. Më ra të fikët” tha ai.
Zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për shuarjen e flakëve nga të cilat ka pasur vetëm dëme materiale. Autori është në kërkim.