top of page

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret


Klodian Tomorri

Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te furnizoje me uje resortet e investitoreve strategjike, ku te pasurit kane vilat e tyre te treta, te katerta e keshtu me radhe.

Faza e dyte do te kushtoje 3.5 milione euro. Bashke me 7.5 milione eurot e fazes se pare ne total jane 11 milione euro, te cilat do te paguhen nga parate e qytetareve.

Fituesi i tenderit te fazes se pare ishte kompania Gjikuria. Pra nje strategjik per te furnizuar me uje strategjiket. Fituesi i fazes se dyte me shume gjasa do te jete serish Gjikuria. Strategjiket nuk e leshojne parane jashte rrethit te tyre. Por kjo eshte me e vogla.

Qytetaret shqiptare do te paguajne 11 milione euro per nje sherbim, ku nuk do te kene kurre akses. Pasi resortet e strategjikeve jane ambient ekskluziv vetem i te pasurve. Por ky eshte vetem nje rast.

Infrastruktura ne funksionin ekskluziv te investimeve strategjike po u kushton shqiptareve qindra milione euro nga taksat e tyre. Dhe ndersa parate vershojne lume per te ndertuar rehatine e te pasurve, perfitimet qe qytetaret marrin mbeten me pikepyetje.

Shumica e investimeve strategjike nuk paguajne asnje takse. Kur ndonjeri prej tyre nderton hotele, ato jane te perjashtuara nga tatimi mbi fitimin per 10 vjet, nuk paguajne takse ndikimi ne infrastrukture, trajtohen me tvsh te privilegjuar 6 per qind dhe marrin token shteterore falas me nje nje euro.

Te vetmet perfitime publike jane hapja e vendeve te punes per kamerieret dhe takset qe buxheti mbledh nga taksimi i punonjesve. Por per resortet e Jugut do te duhen vite e vite te tera qe te mblidhen qindra milione eurot, te cilet qytetaret po paguajne per infrastrukturen e tyre ne rruge, ujesjellesa dhe rrjete elektrike.

Ky eshte “Noc Rroku” strategjik qe qeveria po i servir publikut. Ndaj sa here qe qeveria trumbeton nje investim te ri strategjik, qofte edhe me shifra pompoze prej miliarda eurosh, qytetaret kane per te para vetem faturen. Radhen e ka Sazani tani.

bottom of page