top of page

Nuk ishte vetëvrasje? Vdekja e mistershme e spanjollit në Divjakë..


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje ka nisur zyrtarisht hetimet për vdekjen e një shtetasi spanjoll në zonën e Divjakës para disa ditësh, Francisco Javier Carraso Cervilla u gjet i plagosur me thikë nga shoku i tij i dhomës teksa ai po lahej në dush, ndërsa dyshimet e para janë për një vetëvrasje të 47-vjeçarit. Sakaq, të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.


“PROKURORIA LUSHNJË NIS HETIMET PËR VDEKJEN E SHTETASIT SPANJOLL. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë.


Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen. Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës”, tha Prokuroria.

bottom of page