Nuk u ndje mirë, i riu shqiptar gjendet i pajetë në kabinën e kamionit
- Infrared Infrared
- Apr 23, 2023
- 1 min read

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Flero, një fshat në Brescia të Italisë. Sipas mediave greke një kamionist 26-vjeçar, nga Shqipëria u gjet pa shenja jete në mjetin e tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e së premtes, kur i riu ka qenë pranë një kompanie në pritje të shkarkimit të kamionit të tij.
Për një moment, ai nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar që të qetësohet në kabinë, por pas disa minutave, është gjetur pa ndjenja. Pas ngjarjes është lajmëruar urgjenca, por nuk kanë mundur të shpëtojnë jetën e e shqiptarit, i cili dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.
Comentários