Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku kanë rënë në pranga dhjetëra persona.
Bëhet me dije se disa personat që kanë rënë në prangat e policië janë shpërndarës dhe trafikantë drogë. Operacioni antidrogë është finalizuar pas një hetimi të gjatë.
Në operacion janë përfshirë qindra force policie, ndësa disa nga trafikantët janë arrestuar gjatë natës në banesat e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar materiale dhe sasi droge të ndaluarve.
Pitet që Policia e Shtetit të japë njoftim zyrtar për këtë operacion, ndërsa raporton se aktualisht janë firmosur 50 urdher arreste.