Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare.
Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në Kuvend.
Ka qenë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet live brenda Kuvendit, ku shihet se të pranishëm janë vetëm deputetët e opozitës.
Rreth 45 deputetë të opozitës kanë reaguar sot në seancë plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste.
Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore