top of page

Për Astrit Gjikondajn, Sako fshin 20 kompani nga tenderi 475 MLN lekë i shkollës “Demokracia”


Më fund, pas pesë vjet ankesave dhe denoncimeve të prindërve për gjendjen e shkollës “Demokracia”, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, vendosi ta riparojë objektin. Por, joshja për përvetësuar e shtyn prokurimin drejt ujërave të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikonstruksion shkolla 9 vjeçare “Demokracia’, për të cilin është vënë në dispozicion fondi me vlerë 475 milionë lekë.

Gara është hapur në fund të dhjetorit 2023 dhe afati ka qenë deri më datë 8 janar 2024.

Pikërisht brenda asaj ditë është shpallur fituesi. Interesi i operatorëve ka qenë i lartë dhe si rrjedhojë kanë propozuar ofertat 21 kompani.

Tre prej tyre për çudi u tërhoqën në momentin e fundit, ndërkohë 6 kompani të tjera janë skualifikuar me argumentin se nuk kanë dorëzuar dokumentin e plotë për disa punonjës dhe 11 oferta të tjera gjithashtu janë skualifikuar që në fazën e parë, për të cilat nuk është dhënë një argument ligjor.

Kështu, duke eliminuar konkurrencën, Sako la në fazën e fundit vetëm zarfin e firmës ASI-2A COme ofertë 350 milionë lekë. Kompania e drejtuar nga dyshja Andrea Gjikondajt dhe Astrit Gjikondajt nuk u përballë me asnjë konkurrent, sepse Sako i kishte paracaktuar me kohë, për ta marrë atë fond.


Sipas vlerësimit të bërë nga Open Data, ku prokurim është shënuar me “Flamur të kuq” si shenjë e riskut të korrupsionit.

Kështu, fondi prej 475 MLN lekë i bashkisë do të filtrohet në xhepat e korrupsionit dhe më pas do të shohim pasojat në cilësinë dhe afatin që do të kryhen punimet.

Për më tepër, vërejmë se nuk do të bëhet rikonstruksion total i shkollës, por do t’i ndërrohen dyert e dritaret, do të bëhet risuvatim dhe lyerje e mureve.



bottom of page