Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri” në Kryeqytet. Mjeti ishte në pronësi të avokatit Loren Liço, por e përdorte nëna e me profesion gjyqtare.
Në njoftimin Policisë thuhet se për pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë