
Përfshihet nga flakët mjeti në pronësi të një efektivi policie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në qytetin e Pogradecit.
Dyshohet për ngjarje aksidentale megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave ngjarjes.
Zjarr është fikur nga forcat e MZSH-së duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje.