top of page

Përgjigje 'dhëmb për dhëmb'/ Pas Kosovës, Policia serbe del në konferencë: Terroristët e Kurtit u…


SERBI-Pak pas Policisë së Kosovës edhe Policiaq Serbe nuk ka humbur kohë dhe ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me rrëmbimin e 3 policëve kufitar ditën e sotme në afërsi të Leposaviç. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zejlko Brkiç i ka cilësuar si terroristë 3 efektivët e marrë peng. Sipas autoriteteve në Serbi efektivët shqiptarë janë arrestuar në territorin serb dhe se ishin të armatosur me automatike e pajisje GPS e harta, shkruan media serbe Tanjug.


"Dua t'ju njoftoj se sot në ora 12:38, në zonën administrative në drejtim të Kosovës dhe Metohisë, larg në thellësi të territorit të Serbisë, pjesëtarët e njësitit antiterror kanë lokalizuar dhe arrestuar pjesëtarët e të ashtuquajturit, Policisë së Kosovës. Që të tre ishin me pajisje të plota luftarake, me automatikë, pajisje GSP dhe harta. Ata janë arrestuar në vendkalimin alternativ Tresava-Batnjik, ku kanë lënë mjetin dhe kanë arritur në këmbë në fshatin Gnjilicë, ku edhe janë arrestuar. Theksoj se Republika e Serbisë është një vend serioz dhe se pjesëtarët tanë të Ministrisë së Brendshme nuk kanë kaluar, as nuk kanë qenë afër vijës administrative, prandaj nuk kanë shkelur rezolutën 1244 dhe marrëveshjen teknike ushtarake dhe as kanë ndërmarrë ndonjë vepër e kundërligjshme ndaj të arrestuarve. Policia do të vazhdojë punën e saj me prokurorinë", tha Zejlko Brkiç.


Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

bottom of page