top of page

PËRKUJTIMI I VDEKJES SË JEZU KRISHTIT


TIRANË, SHQIPËRI, MARS 2024 ­ — Gjatë muajit mars 2024, Dëshmitarët e Jehovait po zhvillojnë një fushatë të veçantë për të ftuar bashkëqytetarët e tyre në një ngjarje speciale.

Të dielën, më 24 mars, miliona Dëshmitarë të Jehovait anembanë botës, do të mblidhen për të përkujtuar vdekjen e Jezu Krishtit, një kremtim i themeluar nga vetë Jezui dhe i dokumentuar në Ungjij.

«Përkujtimi konsiderohet të jetë dita më e rëndësishme e vitit për Dëshmitarët e Jehovait,»—pohon Donald Mënaj, zëdhënës për mediat për Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri. «Çdo vit anembanë globit, miliona njerëz që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë. Urojmë që edhe pjesëtarët e komunitetit tonë vendas, të bashkohen me ne për të kujtuar Jezu Krishtin.»

Kremtimi vjetor i Darkës së Zotërisë përmban një fjalim që thekson domethënien e vdekjes së Jezuit dhe vlerën e madhe që vdekja e tij ka për të gjithë njerëzimin. Ngjarja zgjat një orë dhe fillon e përfundon me lutje. Hyrja është falas dhe të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Për të mësuar më shumë rreth mënyrës si Dëshmitarët e Jehovait e kremtojnë Darkën e Zotërisë, ju lutemi vizitoni faqen e pyetjeve të shpeshta rreth ngjarjes që gjendet në jw.org, faqja zyrtare të Dëshmitarëve të Jehovait.

Departamenti i Informacionit për Publikun. Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri.

bottom of page