top of page

Përplasje me armë zjarri në një lokal në Don Bosko, vdes banakierja, 5 të plagosur


Një përplasje me armë zjarri është raportuar këtë mbrëmje në Tiranë.


Burime për Infrared.al bëjnë me dije se raportohet për 5 persona të plagosur ndërsa një grua, që dyshohet të ketë qënë banakiere, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave.


Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës.


Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonë, ndërsa është raportuar fillimisht nga klientë të lokalit e banorë të zonës.


Ende nuk dihen autorët e ngjarjes.

Comments


bottom of page