TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mëson se ajo po pyetet lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.
E vetme, e pa shoqëruar nga një avokat, Aishe Haklaj ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 08:30 e ndërsa dëshmia vijon prej disa orësh. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.
Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.