top of page

Pallatet pa leje, shpëton oligarku Salillari, bën kurban vëllanë Lulzimin, por nuk do bëjë burg për shkak të moshës. 200 milionë euro tendera

Oligarku Pëllumb Salillari, i cili ka ndërtuar disa pallate pa leje në Tiranë, me qëllim fitimi.

Për t’i futur duart në punët e pista, Salillari kishte caktuar si administrator të kompanisë vëllanë e tij, Lulzim Salillari, ndërsa fitimet e punëve të pista i merrte vetë ish faturinoja i autobusit të Beratit, i kthyer në olirgark.

Pas dy vite hetime, Prokuroria e Tiranës mori të pandehur ish-administratorin e shoqërisë ‘Salillari’, Lulzim Salillari, të cilin Pëllumb Salillarin e ka zëvëndësuar Bledar Starovën, si kurbanin e radhës.

Kjo nuk është drejtësi dhe hetim, por është një pazar për të shpëtuar oligarkun Pëllumb Salillarin, i cili është përfituesi i ndërtimeve pa leje.

Lulzim Salillari, edhe pse administrator në letra, nuk ka asnjë lidhje me punët e zeza të kompanisë. Kur Pëllumbi ndërtonte pallatet pa leje në Tiranë, Lulzim luante domino. Ai firmoste ndonjë letër që i paraqiste Pëllumbi.

Nga ana e tij, Lulzimi, një ish ushtarak në pension, nuk do të bëjë burg për shkak të moshës. Me shumë gjasa, Lulzimi do dënohet me shërbim prove nëse Pëllumbi nuk do të korruptojë gjyqtarin.

Në nëntor 2022, qeveria, përmesKëshillit Kombëtar të Territorit vendosu t’i sekuestrojë Salillarit një objekt me sipërfaqe rreth 20 mijë metër katror dhe me një vlerë afro 12 milionë euro. Pallati është ndërtuar pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Por, Salillari i kishte shitur hyrjet. Megjithatë, oligarku e ribleu objektin me çmim 10-fish më lirë.

Pëllumb Salillari ka marrë vitet e fundit edhe 200 milionë euro tendera publikë, duke ndarë 10-20 % të shumës me ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkie.

Rreth 100 milionë euro tendera Salillari i ka marrë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me në krye Dritan Agollin. Besohet se miliona euro Salillari i ka dërguar në offshore për llogari të Dritan Agollit.



 
 
 

Comments


bottom of page